Baku ka çliruar qendrën e qytetit të Qubadli dhe disa fshatra nga pushtimi armenë, tha të dielën presidenti i Azerbajxhanit.

Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliyev tha në Twitter se ushtria azerbajxhanase çliroi qendrën e qytetit, si dhe disa fshatra në Qubadli, Zengilan dhe Jabrayi, shkruan Anadolu Agency.

“Rroftë Ushtria e Azerbajxhanit! Karabaku është Azerbajxhan! ” ai shtoi, duke iu referuar përpjekjeve për të çliruar Karabakun e Epërm, ose Nago-Karabakun, nga gati 30 vjet të okupimit Armen.

Konflikti i Karabakut të Epërm

Që kur përplasjet e reja shpërthyen midis dy vendeve në 27 shtator, Armenia ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.

T mobile In article [4]

Marrëdhëniet midis dy ish republikave Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Karabakun e Epërm, ose Nago-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Rezoluta të shumta të KB, si dhe organizatat ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave okupuese.

Rreth 20% e territorit të Azerbajxhanit ka mbetur nën okupimin ilegal të Armenisë për gati tre dekada.

Fuqitë botërore, përfshirë Rusinë, Francën dhe SH.B.A., kanë kërkuar një armëpushim të ri. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje dhe kërkoi tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.