Një 59 vjeçar është në gjendje kritike për shkak se është sulmuar nga një peshkaqen në Great Barrier Reef të Australisë.

Ekipi i shpëtimit e kanë transportuar viktimën nga Britomart Reef për në Spitalin Townsville ku po trajtohet për plagët e rënda, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Padyshim se kishte prova të një kafshimi të rëndë të peshkaqenit në pjesën e sipërme të kofshës së pacientit”, ka thënë mjeku David Humphreys.

“Ai mbetet në gjendje kritike pas ndërhyrjeve tona dhe tani po kalon nëpër një operacion urgjent këtu në spital”.

T mobile In article [4]