Arti shqiptar në zi. Kompozitori i njohur shqiptar, Avni Mula, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të zotit Mula, e ka bërë publik vajza e tij, Inva Mula.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020,” shkruan ajo.

Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ai realizoi role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë e tij krijuese si kimpozitor Avni Mula e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60. Fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë” një nga këngët më të bukura të arkivës muzikore shqiptare. Ai është fitues i disa çmimeve të rëndësishme. Avni Mula është bashkëshorti i këngëtares Nina Mula dhe i sopranos me famë botërore Inva Mula.

T mobile In article [4]