“Sot kisha kënaqësinë të pres Dekanin dhe kolegët profesorë të Fakultetit juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës” kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi informon Tetovasot.

Grubit deklaroi se vlerësova lartë aktivitetin e botës akademike në drejtimin e ngritjes së kuadrove të reja kualitative dhe përgatitjen e tyre për të qenë pjesë e strukturimit institucional në vend përcjellë Tetovasot.

Në takim biseduam edhe për rritjen e nivelit të standardit studentor, ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe për normativën ligjore me të cilën rregullohet kjo lëmi u shpreh ai.

“Theksova se do të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimi me kuadrin akademik të këtij fakulteti me qëllim të propozimit të zgjidhjeve ligjore në favor të qytetarëve” deklaroi Artan Grubi , zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut.Tetovasot.