Pasi u shënua numër rekord i rasteve të vdekjes nga KOVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ka reaguar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai ka thënë se është shënuar edhe rekord prej 30 për qind të rasteve pozitive nga të testuarit ndërsa 600 persona janë të shtruar në spitale.

“Gjendja me virusin është jashtëzakonisht serioze dhe kritike, presioni mbi spitalet dhe kuadrin mjekësor është shumë i madh. Vala e vjeshtës është e ashpër në Evropë dhe Botë, askush nuk është i përjashtuar. Lus që të kuptohet seriozisht se prej çdonjërit nga ne varet se si do ta tejkalojmë këtë valë. Pres që me urgjencë dhe procedurë të shkurtuar të miratohen gjitha masat dhe ndryshimet ligjore. Bëj thirrje për përgjegjësi maksimale nga çdo individ dhe respektim të masave për mbrojtje”, ka shkruar Filipçe në fejsbuk.