Çështja e zgjedhjes së presidenti ka “çarë” në masë të madhe koalicionin mes LDK-së dhe AAK.

Deputetja e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila për GazetaBlic ka deklaruar se ky koalicion qeverisës, siç ka ka thënë ajo, është krijuar vetëm për të zhvatur shtetin.

“Çështja se si është krijuar ky koalicion të lë me kuptuar se ka të bëjë vetëm për të zënë poste dhe për të zhvatur shtetin. Kjo mund të vërehet edhe nga ndodhitë e fundit në vend, ku synim të vetëm kanë punësimin e simpatizantëve të partive të tyre”, ka thënë Kusari-Lila për GazetaBlic.

Në anën tjetër, menjëherë pas deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, nga partia e Ramush Haradinajt, që është partneri kryesor i kryeministrit Avdullah Hoti, kanë ardhur “kërcënime” se mund të dalin nga bashkëqeverisja.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka theksuar se si parti presin mirëkuptimin e partnerëve të koalicionit dhe të opozitës për zgjedhjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj për president.

T mobile In article [4]

“Ne besojmë në mirëkuptimin e partnerëve të koalicionit, dhe poashtu në partitë opozitare që të kemi besimin e tyre për president. AAK nuk i do zgjedhjet, por ato janë opsion nëse dështojmë në zgjedhjen e presidentit që tashmë është nominuar zyrtarisht nga AAK”, ka thanë Haradinaj.

Në përplasjen e fundit rreth presidentit, është përfshirë edhe ministri i Punëve të Brendshme, njëherit nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu.Sipas Veliut, në LDK nuk është diskutuar çështja e Presidentit, dhe në momentin që do diskutohet, sic ka deklaruar Veliu, do të bëhet publik qëndrimi i tyre.Kreu i MPB ka deklaruar se nëse nuk arrihet një konsensus për postin e të parit të vendit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.