Partia Nisma Socialdemokrate e ka dënuar aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i Kosovës.

Kjo parti u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar, njofton Klan Kosova.

“NISMA Socialdemokrate dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milion eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA Socialdemokrate jo vetem që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike!”.

“Pandaj tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik!”.

“Edhe njëhërë i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar”.

T mobile In article [4]

NISMA Socialdemokrate dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milion eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA…

Gepostet von NISMA Socialdemokrate am Mittwoch, 21. Oktober 2020