Kryeministri Zoran Zaev sot e dënoi brutalitetin e policisë dhe dhunën ndaj policëve në rajonin e Velesit. Ai potencoi se ligji duhet të vlejë për të gjithë njëjtë.

“E dënoj brutalitetin e policisë. Bëj thirrje që të ndërmerren, sipas ligjit, masat më rigoroze për rastet e tilla, ku ka brutalitet të policisë”, theksoi Zaevi.

Ai theksoi se, në atë frymë, gjithmonë ka bërë thirrje edhe kur ka pasur provokime në bazë ndëretnike.

“Nëse vendosëm një shoqëri për të gjithë dhe e mbyllëm pjesën e parë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nuk domethënë se kjo është çështje e mbyllur e përhershme. Ne duhet të punojmë për bashkëjetesë, në respektimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, veçanërisht kur bëhet fjalë për t’u shërbyer institucioneve para qytetarëve”, tha Zaevi.

Paraprakisht, kryeministri Zyev e dënoi brutalitetin e policisë edhe përmes Fejsbukut.

“Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në një video në rrjetet sociale, është për dënim më të fuqishëm. Sjellja e tillë është e turpshme për policinë, e meriton dënimin i cili arriti nga publiku. Është për tu përshëndetur që Reparti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme e konfirmoi identitetin e pjesëmarrësve në këtë ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme dhe pret që shumë shpejtë, pas rrethanave të konfirmuara të vijojë përgjegjësi e plotë dhe dënim adekuat i të gjithë të përfshirëve në këtë rast”, shkroi Zaevi.

Ai tha se kanë bërë shumë në ndryshimin e imazhit dhe sjelljes së nëpunësve të policisë dhe nuk do të lejojmë, madje edhe raste të tilla të izoluara, të kalojnë pa përgjegjësi dhe dënim adekuat.

Krahas dënimit të brutalitetit të policisë, Zaevi e dënoi edhe dhunën ndaj policisë nga ana e vjedhësve të paligjshëm në rajonin e Velesit.

“Shumë ashpër e dënoj dhunën ndaj policëve nga ana vjedhësit e jashtëligjshëm në rajonin e Velesit. Dhuna ndaj policisë është vepër serioze penale dhe veprime dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen.

Secili që do të sulmojë polic ose ndonjë nëpunës tjetër i cili kujdeset për sigurinë e qytetarëve, do të përballet me ligjin dhe do të pësojë pasoja serioze juridike, shkroi Zaevi në Fejsbuk.

Ai e përshëndeti aksionin efikas të policisë për arrestimin e kriminelëve dhe pret veprim të shpejtë edhe të Prokurorisë Publike si përgjigje për, siç tha, parimit të zero pranim për dhunë ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Prerja e parregullt e pyjeve është vepër serioze penale dhe dëmtimi i pyjeve si pasuri natyrore dhe në këtë drejtim asnjë dhunë e shkaktuar nga vjedhësit e jashtëligjshëm dhe grupet kriminale, nuk do t’i pengojë pjesëtarët e policisë dhe nëpunësit e autorizuar që ta mbrojnë të mirën publike e cila iu takon qytetarëve”, tha Zaevi. 

Ai pjesëtarëve të lënduar të forcave të sigurisë iu dëshiroi shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë te familjet e tyre dhe në vendet e tyre të punës.