Sivjet Ditës Ndërkombëtare të të Drejtës të Qasjes deri te Informacionet me Karakter Publik, KB dhe UNESKO ia përkushtuan realizimit të kësaj të drejte me kushte të krizës, dhe në kushte kur për këtë të drejtë janë përmbushur të gjitha garancitë kushtetuese dhe ligjore në shoqëritë demokratike. Jemi të vetëdijshëm se qasja deri te informacionet në kohë krize shpëton jetë. Qeveria i ka ndjekur parimet për transparencë të institucioneve, transparencë dhe komunikim për çështjet dhe masat më të rëndësishme në përballjen me Kovid-19 me interes për qytetarët, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk.

Ai ka potencuar se ajo që është më e rëndësishme është se pikërisht qasja deri te informacionet, qasja transparente që Qeveria e tregon në kohë krize, ndërton besim midis qytetarëve dhe institucioneve të cilat u shërbejnë.

“Sot, çdo informacion i kontrolluar dhe i besueshëm lidhur me përballjen e pasojave shëndetësore dhe ekonomike nga Kovid-19 janë me një klikim nga secili qytetar në Maqedoninë e Veriut Përcaktimet strategjike, për transparencë dhe për komunikim, kanë përfshirë konferenca të rregullta për shtyp, në fillim edhe nga dy apo tre në ditë, ku mediat dhe qytetarët, drejtpërdrejt përmes internetit, apo përmes mediave elektronike tradicionale, rregullisht janë informuar dhe kanë qenë në kontakt me persona profesional, dhe përfaqësues të autorizuar politik nga institucionet më të rëndësishme kompetente. Ngjarjet mediatike qeveritare qendrore shkojnë në dygjuhësi, ndërsa përfshirjen shtesë e kemi siguruar dhe me përfshirjen e interpretuesve të gjuhës me shenja, derisa porositë kryesore për mbrojtje themelore nga koronavirusi janë përkthyer në 6 gjuhë të komuniteteve”, ka shkruar kryeministri Zaev.

Që të sigurojmë qasje më të gjerë deri te informacionet të rëndësishme për qytetarët, sqaron ai, është krijuar faqe e posaçme e internetit ku nddhen të gjitha informacionet për Kovis-19 dhe të gjitha masat të cilat shteti i ndërmerr në luftën me virusin, ndërsa për masat ekonomike kemi aplikuar vegël të veçantë për kërkim.

Qasje shtesë deri te informacionet më të rëndësishme, sipas Zaevit, kanë mundësuar edhe aplikimet në Vajber, si dhe faqe të posaçme të internetit për një pjesë të masave qeveritare siç janë https://domasiedoma.gov.mk dhe https://kupuvamdomasno.gov.mk/mk/.