Kryeministri Zoran Zaev, zv/ministri Ljupço Nikollovski si dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë gjobitur për kundërvajtje në trafik, respektivisht për mosmbajtje të kaskës gjatë drejtimit të motoçikletës.

Prej fotografive të urdhërpagesave të shpërndara në rrjetet sociale shihet se funksionarët shtetërorë janë gjobitur me nga 50 euro.

Zaev, Nikollovski dhe Filipçe ishin ndaluar para tre dite në bulevardin “Goce Delçev” në afërsi të Qeverisë.