Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Dragan Jakimoviq, ambasador i Bosnjë e Hercegovinës në vendin tonë, i cili i uroi atij punë të suksesshme në mandatin e ri në drejtim të mbajtjes së stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga raportet e mira miqësore mes dy vendeve, duke konstatuar se nuk ka çështje të hapura bilaterale, por vetëm kushte për avancimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, energjetikës, turizmit dhe sferat e rëndësishme për qytetarët e të dyja vendeve.

“Në takim bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga iniciativat për bashkëpunim rajonal, si dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim për realizim sa më të shpejtë të qëllimit strategjik për eurointegrime të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës”, informojnë nga Qeveria.