Kryeministri Zoran Zaev mbajti takim me Katlin Çaba, ambasadoren e Kanadasë në shtetin tonë, e cila e përfundon mandatin e saj.

Pres shërbimi qeveritar kumtoi se në mbledhje është konstatuar se para shtetit dhe qytetarët janë mundësi të reja historike, të cilat shihen në procesin eurointegrues dhe në zhvillimin ekonomik dhe në atë drejtim është transmetuar mbështetja e fuqishme e Kanadasë edhe për eurointegrimet dhe përparimin e ekonomisë. Është theksuar vlera e lidershipit të kryeministrit Zaev në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme , të cilat mundësuan anëtarësim të shtetit tonë në NATO dhe vendim për fillim të negociatave me BE-në.

Kryeministri Zaev shprehu falënderim për mbështetjen miqësore dhe principiele të kryeministrit kanadez Xhastin Trudo, i cili e inkurajon edhe shtetin tonë, siç inkurajon edhe në borë me politikat e tij pozitive për qytetarët, ndërsa falënderim është dërguar edhe deri te qytetarët e Kanadasë dhe për kontributin personal të ambasadores Çaba, në sukseset e ngjarjeve historike për Maqedoninë e Veriut.

“Pas anëtarësimit në NATO jemi të përkushtuar t’i plotësojmë pritjet e Aleancës për kontributin tonë në rajon dhe botë, me politikat tona paqësore. Marrëdhëniet e vendosura të mira fqinjësore tani janë kahëzuar drejt bashkëpunimit efikas ekonomik. Gjithçka që bëjmë është për jetë më të mirë të qytetarëve, jemi të fokusuar në implementimin e reformave në të gjitha fushat, veçanërisht në pjesën e qeverisjes të së drejtës, sepse kjo është e rëndësishme për përparimin e eurointegrimeve, por e rëndësishme është edhe për sigurinë e qytetarëve tanë, ndërsa edhe për investitorët të cilët duan të investojnë në shtet me drejtësi funksionale”, tha kryeministri Zaev.

Në takim është vlerësuar se vërtetim për marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë është edhe bashkëpunimi gjatë krizës shëndetësore. Kryeministri Zaev shprehu falënderim për donacionin kanadez prej 250.000 dollarë kanadeze, për tejkalimin e pasojave nga kriza shëndetësore. Është shprehur falënderim edhe nga Kanadaja deri te Qeveria jonë për kthimin e suksesshëm të qytetarëve kanadez në vendlindje, gjatë kohës kur ishin mbyllur kufijtë.

“Është konstatuar se para dy shteteve janë mundësitë për bashkëpunim më intensiv në plan ekonomik, si dhe midis ministrive të punëve të brendshme dhe mbrojtjes, të të dy shteteve”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.