Ekonomia po përjeton një dështim, ndërsa populli po fundoset në varfëri. Pushteti i Zaevit nuk ka absolutisht kurrfarë plani dhe strategjie të përballet me pasojat ekonomike nga Kovid kriza. Mbi 40 mijë persona mbetën pa punë, pothuajse të gjtihë nuk marrin pagë të rregullt, ndërsa mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri.

Në kushte kur nuk e dinë se çka konkretisht dhe në plan afatgjatë të ndërmarrin, pushteti i Zaevit përgatitet për ryshfet të ri afatgjatë të qytetarëve me të cilin do të blejë një muaj paqe sociale dhe do të shpenzojë miliona euro të reja. Politika e bleu jë ditë dhe e solli deri në gjendje në Maqedoni rënia e ekonomisë të jetë për 12,7%, ndërsa borxhi publik të rritet për një miliard euro të reja vetëm për tre muaj.

Nuk ka asgjë nga projektet e premtuara siç ishte edhe fundjavë pa TVSH, investimet e reja të huaja dhe ndihma afatgjate e ekonomisë.

Me shtrenjtimin e energjisë elektrike pushteti kontribuon që standarti i qytetarëve kë ketë rënie, ndërsa ekonoMEDIAL nuk sheh dalje për shkak të masave populiste nga të cilat nuk ka kurrfarë efekti.

Ndihma e njëfishtë dhe detyrimi nuk janë zgjidhje, sepse pushteti nuk gjeneron rritje të ekonomisë. Derisa populli po varfërohet, mafia në pushtet janë të pasur. Derisa kjo mafi është në pushtet, nuk ka zhvillim ekonomik.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së