Presidenti i SHBA’së, Donald Trump sot ka kërkuar që kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden të testohet për drogë përpara debatit që do të mbahet ditën e martë.

Ai gjithashtu tha se dhe ai vetë do të pranonte një test droge nëse Biden pajtohet.

“Unë do të kërkoj me forcë një test droge për gjumashin Joe Biden para ose pas debatit të së mbartës në mbrëmje. Natyrisht edhe vetë pranoj ta bëj“ shkruan Trump në llogarinë e tij personale në Twitter.

Trump edhe më parë ka kërkuar që kandidatët të testohen për praninë e drogës para debateve parazgjedhore.