Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, janë vërejtur tre persona të rinj të infektuar dhe tre persona të shëruar nga koronavirusi në Kërçovë, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë për momentin është 294 persona, nga të cilët 28 janë aktivë, 252 janë shëruar dhe 14 persona e kanë humbur jetën.

“Ditëve të fundit shënojmë numër të vogël të të infektuarve nga Kovid-19 dhe kjo kontribuon që të ulet numri i rasteve aktive në vetëm 28. Në qytetin tonë nga fillimi i pandemisë janë evidentuar gjithsej 294 raste të të infektuarve nga ky virus, numri i të shëruarve 252, ndërsa numri i të vdekurve 14. Pasi edhe sot nuk ka kurrfarë ndryshime sipas të dhënave, tre të infektuar të rinj dhe tre të shëruar, që do të thotë se vazhdon trendi i volitshëm, i cili do të donim të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me numër të vogël të të infektuarve të rinj dhe natyrisht numër më të madh të rasteve të shëruara”, thotë dr. Xhabir Bajrami, drejtor i dhomës shëndetësore dhe anëtar i Shtabit të krizës së komunës së Kërçovës.