Avokati Tomë Gashi është ftuar sot së bashku me sekretarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinakun, nga Prokuroria Speciale në Hagë. Avokati Gashi në një prononcim për T7 tha se e ka thirrur dikush, i cili është paraqitur si zyrtar dhe ka kërkuar nga ai që së bashku me Klinakun të shkojnë në Policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë, për dorëzimin e dokumentacioneve të caktuara.

Por, Gashi tha se u ka kërkuara atyre që të shkojnë në objektin e organizatës së veteranëve, por të njëjtit kanë refuzuar, pasi sipas tij, ishin të frikësuar nga mediat.

“Faktikisht ishte një thirrje e një zyrtari, siç është prezentuar nga Policia e Proukurise në Hagë. Ka jep një emer që si duket nuk është fare i vërtëtë. Kanë kërkuar që unë se bashku me Klinakun të shkojmë në Policinë e EULEX-it për dorëzimin e dokumenteve të caktuara. Por, i propozova që këto dokumente t’i prujnë në selinë e OVL-UÇK-së”, tha Gashi.

Global