Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku një mjek ka përplasur një të moshuar teksa ishte suke ecur.

70 vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak minutash në kryeqytet, ku më herët u aksidentua dhe një 10 vjeçare.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 27.09.2020, rreth orës 11:05, tek “21 Dhjetori” mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nënkujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.