Ish kandidatja për presidente të Bjellorusisë, Svetllana Tihanovskaja deklaroi se opozita është e gatshme t’i ofrojë “garancione pa kufij” presidentit Aleksandar Lukashenko nëse në mënyrë të qetë tërhiqet nga funksioni.

Ajo duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do t’i jepen garancione të sigurisë Lukashenkos nëse qetë tërhiqet nga pushteti, Tihanovskaja theksoi se për atë mund të bisedohet.

“Gjithsesi nëse qetë shkon, ekziston mundësi e tillë, mandej mund të them edhe bindje. Më duhet personalisht të flas në emër të të gjithë njerëzve, ndërsa mendimi i tyre do të merret parasysh në këtë rast”, citoi Tihanovskaja.

Ajo shtoi se Lukashenko mund të marrë edhe më shumë.

Protestat masive të opozitës në Bjellorusi filluan më 9 gusht, pas zgjedhjeve presidenciale në të cilat Lukashenko shpalli fitore me 80,1 për qind të votave. Opozita pohoi se rezultatet janë të rreme.