Qeveria afgane dhe talibanët nuk mund të bien dakord për çështjet themelore pas një javë negociatash për t’i dhënë fund luftës afatgjate në të cilën u vranë dhjetëra mijëra njerëz.

Mosmarrëveshja, jo vetëm për armëpushimin, por edhe për çështjet themelore, lë pak shpresë për shërimin e plagëve të një vendi të shkatërruar nga lufta, komentojnë agjencitë botërore.

Pavarësisht nga vështirësitë, negociatat e fundit janë rezultat i marrëveshjes talibano-amerikane të shkurtit që parashikon tërheqjen graduale të forcave të huaja.

Por talebanët refuzuan të bien dakord për një armëpushim dhe lufta vazhdoi. Rreth 40 njerëz u vranë në sulmet e talibanëve javën e kaluar.

Që nga fillimi i bisedimeve të 12 shtatorit në Doha, në të cilat morën pjesë gjithashtu sekretari i shtetit Majke Pompeo, të dy palët vetëm kanë konfirmuar se kanë pikëpamje diametralisht të kundërta për secilën çështje.

“Biseduam me palën e cila është e vështirë dhe jofleksibile dhe për këtë nuk ka progres”, tha ngociuesi të Qeverisë afgane.

Të dy palët do të duhet të zgjidhin një sërë çështjesh për të arritur paqen, nga legjitimiteti i qeverisë së Kabulit deri te të drejtat e grave.

Tre diplomatë që mbikëqyrnin bisedimet thanë se bisedimet ishin të bllokuara nën ligjin e sheriatit. Qeveria dhe talibanët kanë interpretime shumë të ndryshme të ligjit, deklaroi një diplomat perëndimor në Doha, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së bisedimeve.

Ata kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me dënimin e krimeve, të drejtat e grave dhe lirinë e fjalës.

Zëdhënës i presidentit afgan Ashraf Gani ka kritikuar talibanët për këmbënguljen për të diskutuar rendin politik të vendit në një fazë të hershme në negociatat e reja.