Mbështetjen që Suedia ia jep vendit tonë në proceset e integrimit drejt BE-së si edhe mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në sferën e sigurisë ishin në fokusin e takimit midis ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ambasadores suedeze në vend Kristin Forsgrin Bengtson, që u mbajt sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Bashkëbiseduesit i konfirmuan prioritetet e përbashkëta siç janë lufta kundër krimit tl organizuar, qeverisjes të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit me gatishmëri për bashkëpunim të përbashkët në këto fusha në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e MPB-së