Në kuadër të agjendës nga dita e pare në Berlin, zëvendës kryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov kishte takim me Jan Heker, këshilltar kryesor për politik dhe siguri të jashtme të Kancelares Angela Merkel ku u riafirmuan përpjekjet e Gjermanisë për të përfunduar Kornizën negociuese.

“Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë investim në kredibilitetin e Bashkimit Evropian në rajon dhe një nxitje e madhe për Maqedoninë e Veriut për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt anëtarësimit në BE”, tha Dimitrov, kumtoi SÇE.

Në këtë kontekst ishte e theksuar edhe rëndësia e procesit të Berlinit e inicuar nga Gjermania, ku bashkëbiseduesit u pajtuan që ndjeshëm kontribuan në promovimin e bashkëpunimit rajonal, përmes projekteve të ndërlidhjes dhe infrastrukturës, agjendës dixhitale dhe promovimit të bashkëpunimit midis të rinjve.

Zëvendës kryeministri Dimitrov, thuhet, u takua edhe me Helge Toksdorf, bashkëkryetar i Komitetit të përzier ekonomiko – drejtues mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, me të cilin u bisedua për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit, duke pasur parasysh investimet e konsiderueshme gjermane në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me perspektivën evropiane dhe ngjarjet e aktuale për finalizimin e Kornizës, Dimitrovi shkëmbeu mendime me Valeska Esh, zëvendës drejtor ekzekutiv dhe drejtor programi për Evropën në Institutin Aspen, qëndron në kumtesë.