Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski u takua sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenco Sera ku u diskutua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm operativ midis dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar., ballafaqimin me flukset e migracionit të paligjshëm dhe për bashkëpunimin me njëri-tjetrin nga kërcënimet terroriste.

Siç kumtoi MPB nga ambasadori Lorenco Sera u theksua mbështetja e Mbretërisë së Spanjës për anëtarësimin tonë të suksesshëm në Aleancën e NATO-s dhe mbështetjen për integrimin tonë të ardhshëm në Bashkimin Evropian.