Që nga 8 korriku nuk ka pasur hyrje të xhandarmërisë serbe ne fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Ishin befasuar kur kishin parë xhandarmërinë serbe tek futje në territorin e Kosovës.

Gjithë kjo ngjarje kishte ndodhur 2 muaj më parë, ndërsa kamerat e sigurisë së një restorani kishin kapur këto pamje.

Por, që nga ajo kohë më forcat serbe nuk janë parë në këtë zonë.

Këtë gjë e pohon Qamil Krasniqi, që është edhe pronar i këtij lokali.

Krasniqi tregon që hyrja e xhandarmërisë ka ndikuar edhe tek biznesi i tij.

Ndërkohë banorët këtu theksojnë faktin që nga ajo ditë patrullimet e policisë së Kosovës ,Njësisë Speciale dhe KFOR-it janë më të mëdha.

Ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli thotë që prej rastit të tetë korrikut ka pas alarmim në të gjitha institucionet e vendit.

Se është rritur siguria tek banorët e Karaçevës e thotë edhe Shefket Bërnjashi.

Sipas tij, patrullimet e ushtrisë serbe patën ngjallur koxha frikë tek banorët.

E për këtë çështje është diskutuar gjatë një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Aty në interpelancë ishte Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ndërkohë, opozita ka kritikuar ashpër ministrin Veliu për këto çfarë kanë ngjarë në këtë zonë.

Fshati Karaçevë i Kamenicës është në zonën kufitare me shtetin e Serbisë.