Shtatë persona kanë vdekur, ndërsa të paktën 177 janë infektuar pasi kanë marrë pjesë në një dasmë – kjo është një statistikë e trishtuar e vërejtur në shtetin amerikan Mejn, lajmëruan mediat amerikane.

Në dasmë kanë marrë pjesë 65 persona derisa maksimalisht numri i lejuar për shkak të pandemisë ka qenë 50 persona.

Dasma është mbajtur më 7 gusht, me ceremoni fetare në kishën baptiste, ndërsa pastaj edhe pranimi në hotel. Të dyja vendet janë afër Milinoketit me 4.000 banorë në shtetin Mejn. Pas 10 ditëve, 24 persona lidhur me ngjarjen janë infektuar me koronavirus, ndërsa dje ishte publikuar se 177 tashmë janë të infektuar dhe se shtatë persona kanë vdekur nga Kovid-19.

Nga të vdekurit vetëm një nuk ka marrë pjesë në dasmë.