Pau Gasol dhe gruaja e tij Catherine janë bërë prindër së fundmi të një vogëlusheje të cilën vendosën ta quajn Gianna si vajza e ish-shokut të skuadrës së Lakers, Kobe Bryant.

Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter më 26 janar.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Gasol bëri të ditur lajmin e bukur se ishte bërë baba.

“Vogëlushja jonë më në fund ka mbërritur !! Lindja shkoi vërtet mirë dhe nuk mund të ishim më të lumtur !! Elisabet Gianna Gaso një emër shumë kuptimplotë për vajzën tonë të bukur!! #girldad”- shkruan Gasol krah fotove familjare.

Menjëherë bashëkshortja e Kobe Bryant, Vannesa ka komentuar duke e uruar Paulin dhe bashëkshorten e tij.

“Ju dua të 3!!! Urime”

Si Catherin ashtu dhe Gasol në postimin e tyre përfshinë hashtagun #GirdDad.

Ky hashtak u bë në mënyrë që baballarët në të gjithë globin të nderojnë Bryant dhe të jenë të lumtur për marrëdhëniet me vajzat e tyre.