Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegovi pret se deri në fund të muajit do të shpallet procedura për zgjedhjen e tenderit të ri për tunelet nën Kala.

“Unë jam njeri i cili preferon të planifikojë mirë para se të hyjë në realizim, për këtë edhe shumica menduan se vitin e parë kryetari nuk punon asgjë. Por, patë se kur hymë në realizim nuk jemi ndalur dhe unë nuk kam për qëllim të ndaloj, qoftë javën e ardhshme, qoftë pesë vitet e ardhshme. Në atë njërin, gjegjësisht pesë vjet do të vijë deri te realizimi edhe i tuneleve”, tha Shilegovi.

Lidhur me stacionarin Lajka, Shilegovi tha se pothuajse është plotësisht gati, gjegjësisht mbetet edhe një ra nga sallat që të kryhet elektrika.

“Unë mendoj se deri në fund të kësaj jave plotësisht do të përfundojmë me rregullimin. AUV ka caktuar kontroll më 25 shtator me qëllim që pas kësaj, pasi të miratohet hapja do ta vëmë përfundimisht stacionarin në përdorim të plotë”, theksoi Shilegovi.

I pyetur për hapat e ardhshëm që Qyteti do t’i ndërmarrë për deponinë Vardarishte, Shilegovi shfaqi pritje se me fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian do të hapen fondet, ndërsa me këtë, siç tha shumë më thjeshtë edhe Qyteti, por edhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të punojnë në këtë problem.

Lidhur me rastin me tifozët para disaa ditëve, ai tha “gjithmonë kur e kemi VMRO-DPMNE-në në opozitë, kemi provokime në bazë kombëtare.