Në mbylljen e festivalit ndërkombëtar të filmit evropian “Sinedejs” që mbrëmë u mbajt në çatinë e gjelbër të Qendrës Tregtare të Qytetit, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që bashkë ta rregullojnë gjithë çatinë e këtij objekti kulturor në Shkup.

“Festivali ‘Sinedejs’ jo vetëm që me sukses po e tejkalon koronën, por këtë e bën edhe në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i rizbuluar hapësirat kulturore në Shkup. Një pjesë e projeksionit të festivalit u mbajt para kinemave të mëparshme Maxhari, Vllae, Kisella Vodë, Napredok. Dhe ja jemi tani, para një sfide. Unë jam i gatshëm, president Pendarovski, si kryetar ta financoj projektimin dhe ju bëj thirrje juve, bashkë ta rregullojmë këtë hapësirë si hapësirë e re kulturore, ndërsa në emër të kandidaturës së qytetit tonë për kryeqytet evropian të kulturës në vitin 2028. Bashkërisht, ju si mbulues, ndërsa unë si realizues, të hapim një hapësirë të re kulturore siç është çatia ku sonte gjendemi”, theksoi kryetari Shilegov”, njoftojnë nga shërbimi për informim i Qytetit të Shkupit.

Prej atje theksojnë se ai kishte shfaqur bindje se Qyteti i Shkupit e arsyeton besimin e qytetarëve kur është në pyetje jeta kulturore në Shkup.

“Besoj edhe se për disa vite prej tani me krenari ta mbajmë titullin Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Veçanërisht më vjen mirë që sonte gjendemi në çatinë e objketit kulturor të qytetit tonë – Qendra Tregtare e Qytetit, të cilin jo vetëm që arritëm ta ruajmë nga çmenduria e barokut, por arritëm edhe ta gjelbërojmë, ta ringjallim përsëri, ndërsa përveç kësaj edhe ta hapim këtë hapësirë për ngjarje të reja kulturore”, potencoi Shilegovi.