Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë vetëm tre për qind të 240 kilometrave katrorë zjarr, që ka përfshirë Los Angelesin në Kaliforni.

Zjarri për javë të tëra ka shkrumbuar perëndimin e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur më shumë se 30 persona dhe ka shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.

Ani pse janë angazhuar 1 mijë zjarrfikës, zjarri është shpërndarë me shpejtësi të madhe shkaku i erërave dhe terrenit të vështirë.

Sipas autoriteteve, zjarri ka kërcënuar shtatë qytete të mëdha në Kaliforni.

Zyrtarët kanë thënë se zjarri është një sfidë e madhe për shkak se kanë nisur në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me vështirësi me pandeminë e koronavirusit.

Sipas vlerësimeve, në perëndimin amerikan janë djegur 60 mijë ari tokë. Zjarri ka krijuar gati 1.4 kilometra tym, që ka ndotur pothuajse gjithë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Ky zjarr i madh pritet të lokalizohet deri në fund të muajit tetor.