Fondi investues shtetëror rus ka arritur marrëveshje për shitje të 100 milionë dozave të vaksinës ruse kundër Kovid-19, Sputnik-V, kompanisë farmaceutike në Indi, ka deklaruar sot burim i njohur me marrëveshjen.

Pritet të pasojnë hulumtime klinike të vaksinës ruse që do të realizohen bashkë me firmën indiane që e blen vaksinën, ka thënë burimi.

Hulumtimet dhe marrëveshjet për furnizim duhet të miratohen nga trupat rregullator indian.

Fondi rus veçmë ka arritur marrëveshje për furnizim të vaksinës ruse me Kazakistanin, Brazilin dhe Meksikën.

Më parë është arritur marrëveshje për partneritet në prodhimin e 300 milionë dozave të vaksinës Sputnik-V në Indi.

Fondi do ta bëjë publike emrin e kompanisë më vonë.

Sputniku-V rus është vaksina e parë e regjistruar kundër koronavirusit.

Më 26 gusht, Rusia ka filluar hulumtime të mëdha klinike, apo fazën e tretë me më pak 40 mijë pjesëmarrës, por hulumtimet ende nuk kanë përfunduar.