Para pak çastesh një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”.

Ky incident ka bërë që aty të shihet një numër i madh i policëve, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll.

Raportohet për disa të arrestuar.

Dëshmitarët siç njofton RTK kanë thënë se bëhet fjalë për rrahje ndërmjet disa personave.