Real Madridi mezi fitoi në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Betisit, në takimin e javës së tretë në kampionatin spanjoll.
Betisi pas dy fitoreve pësoi humbjen e parë, ndërsa Reali shijoi gëzimin e parë pas barazimit në hapje të edicionit.

Në minutën e 14-të, Benzema asistoi për mrekulli, ndërsa Valverde shënoi për madrilenët, 0:1.

Në minutën e 35-të Mandi me kokë realizoi gol të bukur për 1:1.

Pas dy minutave (37′) Carvalho me goditje të fortë brenda 16-shit kalon në epërsi (2:1) Betisin.
Në pjesën e dytë, Reali i trajnerit Zinedine Zidane këndellet.

Në minutën e 48-të, Emerson duke tentuar ta largoi topin shënoi autogol, 2:2. Nga minuta e 67-të Betisi mbetet me një lojtar me pak, Emerson për shkak të ndërhyrjes nga prapa ndëshkohet me karton të kuq.

Në minutën e 82-të, Ramos ia siguroi fitoren Realit. Ai u tregua i saktë nga penalltia dhe i solli gëzimin e parë skuadrës së tij për edicionin e ri. Betisi zë vendin e dytë me 6 pikë sa ka edhe lideri Granada, ndërsa Reali është në vend të pestë me 4 sosh.