Sulmuesi i Pari Sen Zhermenit, Kilian Mbape mund të zhvendoset në Real Madrid, transmeton “AS”.

Sipas burimit, verën e ardhshme klubi madrilen do të përfshihet aktivisht në luftën për francezin 21 vjeçar. Më parë u bë e ditur se Mbape ka vendosur ta braktis PSZH-në në fund të sezonit.

Mbape luan në klubin parisien nga viti 2017 dhe prej atëherë ka 124 ndeshje ku ka shënuar 90 gola.

Si pjesë e PSZH-së, futbollisti ka fituar tre herë kampionatin francez, u bë fitues i Kupës nacionale dhe Kupës së ligës.