Marrëdhëniet shqiptaro-greke, marrëveshja e detit e vitit 2009 dhe arritja e një pakti te ri për ZEE, kane qenë pikat kryesore të një intervistë që ka dhënë kryeministri shqiptar në stacioni televiziv grek MEGA.

“Kaluam midis një përvojë absurde tipike ballkanike dhe klasike të një patriotizmi të rreme, e cila ndezi formën më ekstreme të zjarrit, pas fjalimit të kryeministrit tuaj në parlament, gjatë diskutimit të marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin për zonat detare . U bë një diskutim në lidhje me të drejtën e vendit për të zgjeruar ujërat territoriale në 12 milje. Rasti midis Greqisë dhe Shqipërisë është i veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të kryejnë zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa një marrëveshje midis tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur.”

Edhe njëherë kryeministri Rama ka shprehur mendimin se Shqipëria dhe Greqia duhet të arrijnë në një marrëveshje duke u treguar vendin patriotëve dhe nacionalistëve të çmendur dhe të rremë në të dy vendet siç i ka quajtur ai dhe një nga mënyrat është një marrëveshje e mirëbesimit duke ngritur çështjen në një gjykatë ndërkombëtare me një rezultat objektiv. Një mendim që siç ka theksuar do ta diskitojë me ministrin e Jashtëm Dhendias kur të vizitojë së shpejti Tiranën. Rama është pyetur edhe për miqësinë e tij me presidentin Erdogan, nëse ai ka ndërhyrë për marrëveshjen e detit të vitit 2009 si dhe për konfliktin e sotëm greko-turk.

“Jam krenar që jam miku i Erdoganit. Kurrë nuk u përpoq të më thoshte diçka për këtë çështje . Ishte një problem prej vitit 2009 qe duhej të zgjidhej. Mundemi ta zgjidhim. Greqia dhe Turqia janë mjaft të pjekura për të zgjidhur çështjen vetë. Secili prej vendeve ka këndvështrimin e tij, i cili padyshim që është në kundërshtim me tjetrin, por të dy kanë aq shumë për të fituar nga zgjidhja e çështjes”

Sipas kreut të qeverisë shqiptare udhëheqësit e paaftë fajësojnë njëri-tjetrin , ndërsa burrat e mëdhenj i zgjidhin problemet. Ai ka mohuar gjithashtu se minoritetit grek po i shkelen të drejtat në Shqipëri, duke shpjeguar se problemet me të cilat ky minoritet përballet janë po aq të zakonshme sa ato të gjithë shqiptarëve, ndaj ka sugjeruar atë që kryesisht mungon sipas tij në vendet e Ballkanit në këto raste- durimin./tch