Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi 17 të saposëmurë nga Kovid-19, 16 nga Kumanova dhe një pacient nga Likova, bënë të ditur sot kompetentët nga ky institucion publik shëndetësor. Janë shëruar 13 pacientë.

“Të saposëmurët vijnë nga grupe tashmë të njohura”, deklaroi drejtori i Qendrës, mjeku Arif Latifi.

Sot janë bërë 35 testime, prej të cilave – 28 përmes “Termini Im” dhe pesë testime të bëra sipas indikacioneve epidemiologjike.

Që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës-Likovës, të diagnostikuar me kovid janë 1.628, ndërsa për momentin aktivë janë 200 raste