Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut, mbështetur nga të gjitha nëntë komunat në Rajonin e Pollogut dhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke pasur parasysh gjendjen me menaxhimin me mbetjet dhe me deponinë pa standarde të Rusinos, inicioni Projektin për Menaxhim të Integruar me Mbetjet, përmes së cilës duhet të përmirësohet menaxhimi me mbetjet e ngurta në rajonin e Pollogut, si dhe gjendja me deponinë pa standarde Rusino.

Projekti parashihet të implementohet në dy faza. Për momentin zhvillohet faza e parë, e financuar nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SEKO).Faza e parë siguron ndihmë teknike për zhvillimin e sistemit të integruar për menaxhim rajonal me mbeturinat në Rajonin e Pollogut, përfshirë përpunimin e planit rajonal për menaxhim me mbetjet dhe formimin e ndërmarrjes rajonale për menaxhim me mbetjet, e cila më tutje do të ndërmarrë aktivitete për menaxhim me mbeturinat. Përpos kësaj, në këtë fazë po punohet në përgatitjen e fazës së dytë, të ardhshme nëpërmjet hartimit të dokumentacionit teknik dhe të tenderit për ndërtimin e deponisë sanitare në Rusino, për prokurimin e pajisjes përkatëse dhe për përforcimin e kapaciteteve të komunave dhe institucioneve rajonale, si dhe aktivitete për rritjen e vetëdijes publike.

Gjatë fazës së parë të Projektit janë parashikuar një sërë aktivitete, ndër të cilat edhe masa të shpejta, realizimi i të cilave do të kontribuojë drejt përmirësimit të gjendjes në Rusino.

Nëpërmjet realizimit të masave të shpejta, pritet të përmirësohet dukshëm gjendja e deponisë pa standarde Rusino. Tenderi për zgjedhjen e realizuesit është shpallur dhe në pajtim me afatet e parashikuara pritet procedura të përfundojë shpejtë, ndërsa realizimi i masave të parashikuara të përfundojë deri në fund të vitit 2020.Me masat e shpejta, është parashikuar ndërtimi i sistemit për menaxhim e rrjedhjet, me çka nëpërmjet rrjetit të argjinaturave dhe hendeqeve do të pamundësohet derdhja e ujërave të rrëmbyeshëm në mbeturinat e deponisë, më pas do të pamundësohet derdhja e lëngjeve nga deponia jashtë lokacionit, nëpërmjet grumbullimit të tyre dhe ri qarkullimit brenda në trupin e mbeturinave, me çka dukshëm do të reduktohet ndikimi negativ mbi mjedisin jetësor.  Përpos kësaj, në kuadër të masave të shpejta parashihet edhe instalimi i peshores me të cilën saktë do të përcaktohen sasitë e mbeturinave që derdhen në lokacion.

Në drejtim të përmirësimit të gjendjes me mbeturinat e forta, ndërsa me qëllim të reduktohet niveli i pluhurit që gjenerohet gjatë transportit të mbeturinave deri në Rusino, Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut, me mbështetje të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Byrosë për Zhvillim të Barabartë Rajonal, realizoi projekt për rekonstruktimin e rrugës që çon deri në Rusino në gjatësi prej 2,,5 kilometra dhe vendosjes së gardhit në gjatësi të rrugës që të parandalohet hedhja jo legale e mbeturinave përskaj rrugës. Periudhën e ardhshme do të fillojë edhe rikonstruktimi i pjesës tjetër të rrugës nga rruga hyrëse në gjatësi prej 2,,5 kilometra, ndërsa shqyrtohen edhe zgjidhje alternative për qasje të dytë nëpërmjet rrugës rajonale Mavrovë – Gostivar.

Gjithashtu, është formuar Ndërmarrje Ndër-komunale për Menaxhim me Mbeturina e cila pritet së shpejti të fillojë me punë. Me fillimin e aktiviteteve të saj pritet të përmirësohet dukshëm menaxhimi me Rusinon, me zbatimin e aktiviteteve të rregullta për veprim me mbetjet në lokacionin, si dhe kompaktimin e mbeturinave, mbulimin e internet material etj. Puna e Ndërmarrjes Rajonale për Menaxhim me Mbeturina do të financohet nga të gjitha komunat në Rajonin e Pollogut dhe kompanitë publike dhe private për grumbullimin e mbeturinave nëpërmjet arkëtimit për deponimin e mbeturinave. Deponimi i mbeturinave do të arkëtohet për ton, ndërsa për këtë qëllim do të instalohet peshore në hyrje të deponisë Rusino.

Gjatë fazës së parë të projektit është përpiluar Plan Rajonal për Menaxhim me Mbeturina në Rajonin e Pollogut, i cili tani më është miratuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe tani pritet të miratohet nga Këshillat e secilës  komunë në këtë rajon. Me miratimin e këtij dokumenti komunat në Rajonin e Pollogut, do të tregojnë vullnet të fuqishëm dhe angazhim në përpjekjet për sigurimin e grumbullimit të sigurt dhe sanitar dhe mënjanimin e mbeturinave gjatë 10 viteve të ardhshme. Miratimi i këtij plani është baza dhe parakushti për sigurimin e mjeteve financiare të nevojshme për realizimin e investimeve të planifikuara në fazën e dytë.

Në bashkëpunim me projektues nga Gjermania, të cilët janë pjesë e ekipit të projektit, në rrjedhë është përgatitja e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e deponisë sanitare për mbeturina të forta të pa rrezikshme në lokacionin Rusino. Qëllimi i punës së tyre është të sigurojnë masa teknike për përmirësim, që do të rezultojnë me mbi ndërtimin e Rusino-s në deponi sanitare që përfshin sistem për grumbullimin dhe trajtimin e derdhjeve, grumbullimin dhe shfrytëzimin e gazit të deponisë dhe instalimin e sistemit për mbrojtjen e tokës dhe ujërave që tërësisht do të ndalojë derdhjen e ujërave të ndotura (lëngjeve) nga lokacioni ose infiltrimin e tyre në tokë.

Ka filluar procedura për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësor për ndërtimin e deponisë sanitare për mbeturina të forta të pa rrezikshme në Rusino, qëllimi i së cilës është përcaktimi i ndikimit potencial nga ky projekt dhe sigurimi i masave të nevojshme për mbrojtje. Gjatë procedurës, publiku do të informohet për ndikimet potenciale dhe do të mund të japë mendimin e vet. Procesi për informimin e publikut dhe konsultime me palët e interesuara tani më ka filluar. Në këtë drejtim, përfaqësues të projektit dhe Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Pollogut, u takuan me organizata joqeveritare dhe anëtarë të iniciativave qytetare “Stop Rusino” dhe i informuan për planet dhe mundësitë në lidhje me projektin.

Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut