Në javën e 3-të, Barcelona do të zhvillojë testin e parë në La Liga. Një takim jo i lehtë në letër për katalanasit, pasi përballë do të kenë Villarreal.

Kjo sfidë do jetë veçantë për trajnerin e balugranëve Ronald Koeman, i cili do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare në drejtimin e Barçës.

Tekniku holandez ka zbuluar skuadrën e tij për ndeshjen e ditës së sotme. Mungesat kryesore janë ato të Marc André Ter Stegen i dëmtuar, Samuel Umtiti, Martin Braithëaite dhe Matheus, si dhe Jean-Clair Todibo.

Ndërsa te rikthimet bie në sy ai i Rafinha Alcántara, i cili nuk ishte thirrur në tre miqësoret para-sezonale dhe sidomos ai i Riqui Puig që pritej të largohej nga blaugranët, pasi nuk ishte në planet e Ronald Koeman.