Prof.dr. Eshref Ymeri

Në faqen e internetit “Radio Evropa e Lirë”, të datës
11 shtator, u njoha me intervistën e Zonjës Vjosa Osmani,
me titull “Rrezik nga një Republika Srpska në veri të
Kosovës”.
Në atë intervistë shtroheshin shumë probleme serioze
për ekzistencën e Kosovës, si një shtet sovran dhe
funksional. Zonja Vjosa, si një politikane, e brumosur me
vetëdije të lartë kombëtare, ka folur me autoritetin e një
intelektualeje të kultivuar, për të cilën mbrojtja e
interesave jetike të Republikës së Kosovës përballë
epsheve të pashuara shoviniste serbosllave, edhe më
shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës, është detyrë
mbi të gjitha detyrat, është shenjtëri mbi të gjitha
shenjtëritë.
Për Marrëveshjen e Vashingtonit janë shprehur
analistë, opinionistë, publicistë, qoftë në Republikën e
Kosovës, qoftë në atdheun amë. Mendoj se peshorja e

2
vlerësimit të asaj marrëveshjeje ka anuar nga negativizmi.
Por vlerësimi që bën Zonja Vjosa Osmani, është i një
rëndësie të veçantë, sepse ajo është një politikane me
emër të nderuar në skenën politike kosovare.
Nga intervista e saj rezulton se Marrëveshja e
Vashingtonit është një dështim i plotë i delegacionit
kosovar që drejtonte kryeministri Hoti.
Në atë intervistë, Zonja Vjosa ka nxjerrë në pah disa
qëndrime skandaloze të atij kryeministri.
Së pari, delegacioni kosovar paska pranuar që
Republikës së Kosovës “t’i referohet vetëm si Kosovo”,
çka do të thotë se Prishtina zyrtare pranon tërësisht
qëndrimin e Beogradit se Kosova u dashka që të mbajë jo
emrin “Republika e Kosovës”, sipas Kushtetutës, po
emrin serbosllav “Kosovo”. Në këtë mënyrë, kryeministri
Hoti dhe delegacioni i tij respektojnë plotësisht
kushtetutën serbe, sipas së cilës Republika e Kosovës
është pjesë e Serbisë. Një qëndrim i tillë i kryeministrit
Hoti nuk mund të vlerësohet ndryshe, përveçse si tradhti e
kulluar.
Së dyti, kryeministri Hoti, sipas zonjës Vjosa
Osmani, “është i vetmi zyrtar publik i Kosovës, që ka
pranuar deri më sot që të rihapet tema e Asociacionit të
komunave (me shumicë) serbe”. Dhe, çuditërisht,
kryeministrit Hoti s’ia bën syri tërr, që, me këtë deklaratë,
po aq skandaloze, është ngritur kundër vendimit të
Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, e cila nuk e pati
pranuar krjimin e atij asociacioni. Përsëri kryeministri

3
Hoti ka kryer një akt tradhtie të kulluar. Aq më tepër kur
më 10 shtator, siç rezulton nga intervista e Zonjës Vjosa
Osmani, kryeministri Hoti paska deklaruar publikisht në
Parlamentin Evropian se “do ta zbatojë plotësisht
Marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2015”, çka është
katërcipërisht në kundërshtim flagrant me vendimin e
Gjykatës Kushtetuese dhe me Kushtetutën e Republikës
së Kosovës. Në këtë mënyrë, kryeministri Hoti ka shkelur
rëndë rendin kushtetues në Republikën e Kosovës, sepse,
siç e thekson zonja Vjosa, ai, harbutërisht, paska
deklaruar “unë nuk flas kurrë për Kushtetutën”.
Normalisht, në një shtet me dinjtet kombëtar, në një shtet
ligjor, ku mbi ligjin themeltar nuk mund të ngrihet
kurrkush, kryemistrin e vendit, pas deklaratave të tilla
antikombëtare, organi më i lartë ligjvënës e shkarkon
menjëherë nga posti i tij dhe e padit në organet e
drejtësisë për tradhti të pastër. Fakti që Kuvendi luan rolin
e soditësit të paanshëm para qëndrimeve antikushtetuese
të kryeministrit Hoti, dëshmon më së miri se në
Republikën e Kosovës nuk ekziston absolutisht shteti
sovran dhe funksional, se vendi nuk është i pavarur, se
atje ekziston një republikë bananesh, ku ligjin e bën
pakica serbe dhe Beogradi. Prandaj, siç theksohet në
faqen e internetit “Syri” të datës 04 shtator, “në një fjalim
para zgjedhjeve presidenciale, kandidati demokrat për
president të SHBA-së Joe Biden, tha se Kosova duhet të
jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë”. Pra, Kosova
pavarësinë e ka formale, jo faktike, siç rezultoi nga

4
Marrëveshja e Vashingtonit. Kjo është një fatkeqësi e
rëndë, ky është një mjerim i madh politik jo vetëm për
popullin shqiptar të Republikës së Kosovës, por edhe për
mbarë kombin shqiptar.
Me qëndrimet e veta tradhtare ndaj krijimit të
Asociacionit të komunave serbe, kryeministri Hoti ka
ndjekur dhe vazhdon të ndjekë me besnikëri hullinë e
tradhtisë së Thaçit gjatë periudhës së bisedimeve me
përfaqësuesit serb në Bruksel, qoftë kur ishte
kryeministër, qoftë si president. Sepse krijimi i
asociacionit në fjalë nuk është gjë tjetër, veçse një
strukturë me kompetenca ekzekutive, e cila nuk e njeh
autoritetin e Prishtinës dhe funksionon si një shtet brenda
shtetit.
Kryeministri Hoti le ta shtrojë në Parlamentin
Evropian çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave
Serbe, se atje do të gjejë mbështetjen e fuqishme të
brukselizmit, i cili, si trashëgimtar i zellshëm i kasapëve
të Konferencës së Londrës që copëtuan trojet tona etnike
në vitin 1913, nuk është ngopur ende me rrudhosjen e tyre
tragjike deri në ditët tona. Kujtoni këmbënguljen e
brukselizmit për kalimin nën juridiksionin e Malit të Zi të
8200 ha tokë shqiptare, me premtimin për heqjen e vizave
për Republikën e Kosovës, premtim që nuk e mbajti
absolutisht, duke mashtruar në mënyrën më të pahijshme.
Në intervistën e vet, Zonja Osmani ka prekur edhe
çështjen e kishave serbe. Dihet që Beogradi ka kërkuar
me kohë dhe vazhdon të kërkojë me ngulm një status të

5
veçantë për kishat, manastiret dhe “pronat e tyre”, të
grabitura në trojet e Dardanisë. Etnia shqiptare, që
kryeherazi, ka qenë, është dhe gjasat janë se do të
vazhdojë të jetë pa zot edhe në të ardhmen. Se po të
kishte pasur zot, ardhacakët serbë nuk duhet t’i kishte
lejuar të grabitnin objektet e kultit katolik që filluan të
ngriheshin në Dardani në shekujt që pasuan pas Ediktit të
Milanos të perandorit Konstantin të vitit 313, kur ilirët, të
parët në gadishullin tonë, përqafuan krishterimin
perëndimor. Por iliroshqiptarët, si etnia tragjikisht më e
përçarë në Gadishullin Ilirik, nuk ua vunë veshin
kërkesave të Papa Benediktit XI dhe Papa Klementit V,
dërguar mbretit Milutin dhe Stefan Dushanit më 1346,
duke urdhëruar që të lirojnë kishat katolike, të uzurpuara
në Graçanicë,  Artane, Janjevë, Pejë, Deçan dhe Prizren.
Sikur Republika e Kosovës të kishte zot, kërkesave të
Beogradit për një status të veçantë të të ashtuquajturave
kisha dhe manastire serbe, duhej t’u përgjigjej me një
kundërkërkesë për lirimin e tyre, se ato janë kisha dhe
manastire katolike, të cilat pushtuesit serbë i shndërruan
në ortodokse. Statusi i veçantë i kishave serbe që kërkon
Beogradi, është një objektiv me qitje të largët, për çka do
të bëhet fjalë më poshtë.
Siç rezulton nga intervista, Zonja Vjosa Osmani ka
një meritë të jashtëzakonshme në këmbënguljen e saj për
rivendosjen në vend të dinjitetit kombëtar të Republikës
së Kosovës në qëndrimin ndaj Serbisë. Në këndvështrimin
tim, ajo është e para politikane e formatit nacionalist, e

6
cila ka bërë publike një të vërtetë tragjike për
vetëposhtërimin e kastës politike kosovare me lëshimet
skandaloze që ajo i ka bërë shovinizmit kriminal serb. Ajo
ka deklaruar:
“…lista e koncesioneve të Kosovës do t’ju marrë ditë
të tëra që ta lexoni, kurse listën e Serbisë do ta lexoni për
dy sekonda, sepse janë të vogla dhe, për më shumë, nuk i
ka zbatuar as ato pak që i ka bërë. Pra, Serbia nuk është
duke bërë fare, asnjë kompromis”.
Së dyti, ajo është e vetmja politikane që ka deklaruar
se “Kosova bën kompromis me vetë faktin që ulet përballë
një agresori, i cili ka kryer gjenocid në Kosovë”.
Vetë fakti i pranimit nga kasta politike kosovare të
kompromisit për t’u ulur në bisedime me një shtet
agresor, armik të betuar jo vetëm të Republikës së
Kosovës, por edhe të mbarë kombit shqiptar, është lëshim
vetëposhtërues, përderisa ai shtet armik nuk e di se çdo të
thotë institucion i pendesës publike për krimet e kryera.
Këtë lëshim kaq të rëndë, kasta politike kosovare e ka
bërë, sepse, faktikisht, ka pasur dhe vazhdon të ketë në
krye mercenarë të regjur të Beogradit dhe servilë të
pështirë të brukselizmit, si Thaçi me bandën e tij.
Problemi më shqetësues, sipas meje, që shtron Zonja
Vjosa Osmani në intervistën e vet, ka të bëjë me Veriun e
Mitrovicës. shqetësim që bie në sy edhe në titullin e
intervistës “Rrezik nga një Republika Srpska në veri të
Kosovës”. Nga një gjykim gjakftohtë dhe objektiv, del
vetvetiu përfundimi se Republika Srpska në veri të

7
Kosovës, faktikisht, është krijuar me kohë e me vakt,
paçka se ajo nuk figuron e pranuar publikisht dhe e
zyrtarizuar. Themelet e krijimit të asaj republike i hodhi
tradhtari Thaçi, i cili, siç deklaron Prof.dr. Enver Bytyçi,
njohës i mirë i problemeve të Republikës së Kosovës dhe
i realiteteve kosovare në tërësi, ka deklaruar:
“Askush nuk i tha atij (Hashim Thaçit – E.Y.) pse në
qershor 1999 e ndaloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të
çlironte veriun e Mitrovicës dhe në vend që rojet serbe,
urën ta kontrollonte UÇK! A ishte ky akt i tij preludi i
projektit të ndarjes së Kosovës, të cilin e propagandon
sot?!” (Citohet sipas: Prof.dr. Enver Bytyçi. “Hashim
Thaçi në rolin e çakallit sipas skenarit serb të
Beogradit!”. Faqja e internetit “xhafershatri.info”. 24
maj 2019).
Pra, që prej qershorit të vitit 1999, veriu i Kosovës
nuk u vu kurrë nën juridiksionin e Prishtinës, qoftë para
shpalljes, qoftë pas shpalljes së pavarërisë. Prandaj edhe
sot e kësaj dite, atje qeverisin sebët në qejfin e vet.
Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i besuan
verbërisht shtabit të saj drejtues dhe, siç e kanë pasur
traditë brez pas brezi shqiptarët, atyre u mungoi aftësia
vetorganizuese për të zbuluar tradhtinë e Thaçit dhe të
bandës rreth tij. Për pasojë të mungesës së vetorganizimit,
populli i Mitrovicës së Jugut dhe banorët përreth, nuk u
ngritën më këmbë me armë në dorë dhe të turreshin drejt
Mitrovicës së Veriut, për t’u vënë drunë serbëve, si
bashkëpunëtorë të ngushtë të bandave të Arkanit dhe të

8
Sheshelit që kryen masakra të tmerrshme në mbarë
Kosovën. Por atë që s’e bëri Hashim Thaçi për çlirimin e
Veriut të Mitrovicës, e bënë serbët, të cilët e çliruan
Veriun e Mitrovicës nga shqiptarët, banorët rrënjës të asaj
treve, duke i dëbuar mijëra syresh nga vatrat e tyre
amtare. Si troje pa zot që kanë qenë mbarë trojet tona
etnike që prej lashtësisë, edhe në rastin e Mitrovicës së
Veriut, nuk mund t’u dilte kush zot në qershorin e vitit
1999, kur Thaçi kreu aktin e tradhtisë lartë ndaj Kosovës,
akt që shpjegohet me rekrutimin e tij në vitet ’90 nga një
oficer francez, siç e ka denoncuar nacionalisti i diasporës
në Gjermani Xhafer Leci, në një analizë me titull “Thaçi
nën hijen e Millosheviçit”, të botuar në faqen e internetit
“Zemra Shqiptare”, 22 prill 2014. Për shkak të tradhtisë
së Thaçit, jo rastësisht trupat franceze të KFOR-it u
vendosën në Mitrovcën e Veriut. Për pasojë, – thekson
Xhafer Leci, – “përpjekjet e UÇK-së për të marrë
kontrollin e minierave të Trepçës, u penguan nga trupat
franceze më 3 korrik 1999”. Nuk mund të ndodhte
ndryshe, nuk mund të ndodhte si në Kroaci, në një vend
me zot, siç ishte presidenti i nderuar Franjo Tuxhman
(Franjo Tudjman 1922-1999), i cili, si një udhëheqës, i
kalitur me ndjenja nacionalizmi të jashtëzakonshëm, bëri
që ushtria kroate, Republikën e Krajinës Serbe brenda
territorit kroat, ta zhdukte nga faqja e dheut midis 4 dhe 7
gushtit të vitit 1995.
Dhe çfarë ndodhi në vitet në vazhdim pas tradhtisë së
Thaçit? Publicistja Kimete Berisha, në një analizë që pati

9
botuar në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës
04 maj 2020, sqaron se si, pa një marrëveshje me
Kosovën, “Serbia po i kthen në Kosovë serbët që kurrë
s’kanë qenë në Kosovë, u ka ndërtuar shtëpia në veriun e
vendit, shumica e pronave të shqiptarëve në Veri janë
blerë nga qeveria serbe, kurse nga Lugina ikin
shqiptarët”.
Për tradhtinë e lartë që kreu Thaçi ndaj Mitrovicës së
Veriut dhe mbarë Kosovës, për krimet e tij të rënda, ka
dëshmuar zotëria i nderuar me bindje nacionaliste Naim
Miftari, ish shefi i ZKZ dhe që ishte prezent në sigurimin
e Thaçit atë ditë kur ky i fundit shkoi në Mitrovicë. Ai,
ndër të tjera, ka shkruar, duke iu drejtuar Thaçit
publikisht:
“Nuk shpjeguat rolin tuaj në 2 dhe 3 shkurt 2000 kur
e pastruat veriun e Kosovës nga shqiptarët, në koordinim
me shefin tuaj francez, Denjear Arnaud dhe me
republikën e Serbisë që kishte sjellë me autobusë
paramilitarë, mercenarë dhe MUP-ovca (ishin vendosë si
pacientë kinse në spitalin e Mitrovicës) disa ditë më herët,
kur edhe ishte bërë plani për dëbimin, vrasjen, plaçkitjen,
rrahjen e mbi 14.500 shqiptarëve që jetonin në Mitrovicën
e Veriut”.
Lexuesit atdhetarë, me bindje nacionaliste, mund ta
gjejnë të plotë reagimin e zotërisë së nderuar Naim
Miftari, ku mund të njihen edhe me shumë krime të tjera
të Thaçit. Reagimi tij titullohet: “Demantohet Thaçi,
personi që ishte prezent në sigurimin e tij, zbulon gjithçka se

10
çfarë ndodhi në Mitrovicë”. Faqja e internetit e gazetës
“Bota Sot”. 09 qershor 2019.
Është me të vërtetë për të vënë kujën që Kuvendi i
Republikës së Kosovës e ka anashkaluar tradhtinë e rëndë të
Thaçit dhe ka lejuar që ai të mbajë postet më të larta në krye
të vendit, si deri tani. Një gjë e tillë, me siguri, ka ndodhur
për arsye se Thaçi dhe banda e tij, me kohë, janë kujdesur tej
mase që shumica e deputetëve të përbëhet nga njerëz pa
kurrfarë morali kombëtar, nga mercenarë në shërbim të
Beogradit. Lexuesit e nderuar le të kujtojnë rastin e deputetit
Haxhi Shala, i cili një ditë më parë ishte shprehur kundër
mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti. Gjatë votimit në
Kuvend, vota e deputetit Haxhi Shala do të ishte vendimtare,
se nëse ai edhe në Kuvend do të votonte kundër, qeveria
Kurti nuk do të ishte rrëzuar. Por Thaçi, bashkë me
mercenarin e vet moralhumbur Ramush Haradinaj, i shkoi
natën në shtëpi Haxhi Shalës për t’i mbushur mendjen që të
votonte pro mocionit. Dhe Haxhi Shala e tradhtoi Kurtin, pa
iu skuqur faqja. Nuk dihet arsyeja e vërtetë se pse Haxhi
Shala mbajti atë qëndrim të turpshëm: e bleu Thaçi me
ndonjë shumë të majme parash apo e kërcënoi? Në një
analizë, kushtuar rrëzimit të qeverisë Kurti, publicisti i
njohur nacionalist shqiptaro-amerikan në Nju Jork, anëar i
Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Hafiz Shala, e pati
demaskuar mirë votën kundër të Haxhi Shalës, duke
përdorur shprehjen e famshme “çdo fis e ka një pis”.
Me humbjen e Mitrovicës së Veriut, Kosova mbetet
“pa kokë”, Ujmani dhe minierat e Trepçës janë “truri”

11
ushques i Kosovës. Por e keqja s’mbaron me kaq, sepse
duhet pritur se ka dava Janina (dardha e ka bishtin prapa).
Me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe
me statusin e kishave “ortodokse” që shtrihen në mbarë
vendin, Republika e Kosovës mbetet edhe pa “mushkëri”.
Pra, ajo do të shndërrohet në një pseudoshtet-robot, pultet
e komandimit të të cilit i ka në dorë Beogradi. Dhe
ç’duhet të bëjë paskëtaj? Derisa Kuvendi i Kosovës, fill
pas shpalljes së pavarësisë, nuk mori vendimin e dytë për
hedhjen në koshin e mbeturinave të Pakos Ahtisaari dhe
nuk organizoi menjëherë zhvillimin e referendumit për
ribashkimin me atdheun amë, nuk mund të shpresohet
kurrsesi që Kosova mund të bëhet ndonjëherë e pavarur.
Kryepeshkopi Irinej, i cili qëndron vendosmërisht pas
perdes së politikës shoviniste serbe, duke e njohur mirë
natyrën mercenariste dhe servile të kastës politike të
deritanishme në Kosovë, në raport me Beogradin,
sidomos rolin e saj për shpopullimin e Kosovës përmes
varfërimit të njerëzve, nuk ka pasë deklaruar kot se Serbia
do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh.
A do të arrijnë Vetëvendosja dhe formacioni i ri
politik që do të formatojë Zonja Vjosa Osmani, që, në
zgjedhjet e ardhshme, të krijojnë një tjetër klasë politike
me vetëdije të lartë kombëtare, ta rikthejnë Veriun e
Mitrovicës në gjirin e Kosovës dhe t’i thonë publikisht
minoritetit serb, që, nëse dëshiron të bashkëjetojë me
shqiptarët – mirë, nëse nuk dëshiron – të largohet për në
Serbi? Ardhja në pushtet e kësaj klase të re politike me

12
dinjitet të lartë kombëtar, në këndvështrimin tim, do të
ishte baras me një shpallje të dytë të pavarësisë së vërtetë
të Kosovës, për të pasur një shtet me të vërtetë sovran dhe
funksional dhe për ta nxjerrë Hashim Thaçin para
organeve të drejtësisë për tradhtinë e rëndë që ka kryer në
Mitrovicën e Veriut.
Analistët, opinionistët dhe publicistët me vetëdije të
lartë kombëtare, përsëri në këndvështrimin tim, duhet të
jenë të bindur përfundimisht për një gjë: nëse Albin Kurti
dhe Vjosa Osmani, në krye të një klase të re politike,
nesër do të vijnë pushtet, ata nuk duhet të zhvillojnë
kurrfarë bisedimesh me Beogradin, përderisa ai nuk e
njeh pavarësinë e Kosovës, nuk kërkon ndjesë publike
para opinionit ndërkombëtar për krimet e kryera dhe nuk
jep kurrfarë përgjigjeje për të zhdukurit. Bisedimet, pa
përmbushjen e këtyre tre kushteve, janë vazhdim i
vetëposhtërimeve të klasës së vjetër politike të Republikës
së Kosovës para shovinizmit serbokriminal.
Është në dorën e popullit shqiptar të Republikës së
Kosovës se për kë do të votojë në zgjedhjet e ardhshme:
për klasën e vjetër kriminale mercenariste, apo për Albin
Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Nëse, në shumicën e vet,
populli do të votojë për bandën e Thaçit, të Mustafës dhe
të Hotit, atëherë do të duhet të pranojmë se ai popull ka
parapëlqyer sundimin e shqiptarëve prej shqiptarëve, i
cili, siç e ka vlerësuar profesori i nderuar Vedat Kokona,
ka qenë më i rëndë se sundimi i huaj.