Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë pasi ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij.

Policia përmes raportit 24-orësh bën të ditur se i dyshuari i arrestuar përmes telefonit (me SMS) e kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij, pastaj kishte shkuar te banesa e saj dhe kishte kërkuar të marrë djalin e tyre dyvjeçar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.