Presidenti i Kinës, Xi JinPing, ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë praktikat shtypëse ndaj myslimanëve.

“Praktika ka treguar se strategjia e partisë për të qeverisur Xianjiangun në epokën e re është totalisht korrekte”, ka thënë ai.

“Kjo do të vazhdojë edhe për një periudhë afatgjate”, shtoi ai.

Kina po praktikon politika shtypëse ndaj myslimanëve të saj për të cilat ka marrë kritika nga e gjithë bota perëndimore.

Trajtimi çnjerëzor që i është bërë banorëve të provincës Xianjiang ka bërë që disa shtete të ndërmarrin sanksione ndaj shteti kinez, i cili në anën tjetër po zhvillohet me hapa të shpejtë ekonomikisht.