Bayern Munchen ka fituar me rezultat 3-2 duke fituar kështu trofeun e pestë për sezonin 2019/2020 pasi që mposhti për Superkupën e Gjermanisë Borussia Dortmund

Bayern Munchen ka fituar me rezultat 3-2 në Superkupën e Gjermanisë duke mposhtur Borussia Dortmundin dhe duke fituar trofeun e pestë gjatë vitit 2020.

Pjesa e parë filloi me një dominim të lehtë të Bayern të cilët erdhën te goli i parë në minutën e 10 ku Tolisso do të shënonte për të kuqtë e Munchen.

Bayern do të vazhdonte me lojë të mirë duke shënuar gol përsëri në minutën e 32-të për rezultat 2-0.

Megjithatë Dortmund do të reagonte dhe pa shkuar në pushime do ta zvogëlonte epërsinë për 2-1 në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Dortmund të cilët edhe barazuan rezultatin në minutën e 55-të me Haaland.

Por, Bayern nuk u dorëzua dhe në 10 minutat e fundit do të shënonte Kimmich një gol interesant në minutën e 82-të.

Ky është trofeu i pestë i Bayernit për këtë sezon, duke fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-së, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.