Apliko për të vazhduar studimet në UT!
Për kombin tonë janë të nevojshëm njerëz të ditur. Atdheut mund t’i kontribuosh në shumë mënyra, me penë, është më e ndritura. Uroj të gjithë studentët të kenë vullnet t’i kontribuojnë shqiptarisë.

Gjithsecili sa mundet me talentin e tij të ndërthurur me punë. Ne të gjithë jemi gjeni, por duhet të dimë saktë cili për çfarë vlejmë, duhet peshku të notojë në ujë, e jo të ngjitet drurit përpjetë, ashtu siç thotë edhe Ajshtajni. Secili të regjistrohet në drejtimin që i fle në shpirt, ku e sheh të ardhmen e vet, ku synon karrierën, perspektivën.

Shumë e rëndësishme për popullin shqiptar të dalin njerëz të ditur, USHT është mundësia/ shkëndija, që na është dhënë, e ne këtë hirin tonë të dijes ta ndezim flakë, për një të ardhme më të mirë. Që të jemi ne, një nga ai që do të mburret kombi ynë!

Ja procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë studimet e tyre t’i vazhdojnë në Universitetin e Tetovës, fillimisht duhet që ta plotësojnë formularin online në ueb faqen: www.unite.edu.mk/apply (Regjistrimet 2020/21), me të dhënat përkatëse dhe sipas udhëzimeve që kërkohen.
Përveç kësaj, kandidatët gjatë aplikimit duhet t’i posedojnë këto dokumente: Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatë nga libri amzë i të lindurve; Certifikatë shtetësie, si dhe dëshmi (fletëpagesë) për pagesat e taksave administrative.