Nga Skënder MULLIQI

Patriotizmi është bërë si kopi paste në Kosovë.E sigurisht së patriotizmi ka pasur mundësinë të jetë në programet e secilës parti politike.Patriotizëm po kemi më bollëk neper shfaqje te ndryshme , në shfaqje muzikore dhe ne ceremoni.Por, patriotizëmin e vërtetë së si duhet dashur atdhetu dhe kombi jemi duke e flakur .Po të ishim patriotë në kuptimin e plotë të fjalës nuk do të kishim gjithë këtë hajni të shtetit dhe të popullit.Nuk do të kishin këtë gjendje acaruese politike dhe kriza të pa ndalshme institucionale .Po ta duam shtetin siq duhet nuk do të lejohej gjithë kjo pa punësi e rinisë e cila po bredhë rrugëve.Sigurishtë së nuk do të kishim gjithë këtë varfëri ,ku shumica po jetojnë dobët.Partitë politikëbërëse patriotizmin e kan kuptuar si fotelje që nuk bënë kurrë të lëshohet.E kan kuptuar sipas kutit dhe tekëve të tyre , e jo si është patriotizmi në fakt.E dimë të gjithë së nuk ka shtet ideal, por ka shumë afër të përkryerës.Po ka vende të punës për ilake dhe militantë partikë, po ka edhe tenderë dhë të mira tjera materjale.Po ka vende udhëheqëse dhe diplomatë për shumë kënd që nuk janë meritor së nuk e ka kaulifikimin dhe as zotësin e diplomatit….Kan bërë njerëzit e politikës medie të tyre .Kan futur ndikimin në çdo sistem të jetës dhe të punës…
Edhe përkundër gjithë këtyre Kosova nuk ka kthim mbrapa.Ka ardhur koha që ti shërojmë plagët e të keqës .Ka ardhur koha që kjo dinasti politike të merr fund.Ka kaluar koha e bajrakatarizmave dhe patriotizmit mercenarë.Ka kaluar koha e tregtarëve flamujsh.Qytetarët duhet të kan një koncept të qartë së çka dëshirojnë për të ardhmen.Ta kan të qartë së kjo politikë ka përjetuar kolaps për dy decenie. Qytetarët duhet më votën e lirë ,ti vejnë pikë gjithë këtyre abuzimeve në kurriz të tyre .Mashtruesit politike nga secila politike e tyre kan bërë pazare, madje duke futur përqarje dhe frikë në popull. Në këtë lojë përpos dorës së hekurt, e kan futur edhe elementin ideologjik.Nuk janë treguar aspak në siqertë dhe transparent në politikë.Nuk kan pasur dhe nuk ju ka interesuar projektet origjinale zhvillimore për vendin e tyre .Nuk ju ka interesuar së qka po humbim me politikat e jashtme.Se qka po humbim dhe qka po fitojme ne bisedimet me Serbine fashiste te Vuqiqit.Logjistika e tyre ka zbarkuar aty ku janë përfitimet përsonale.Komitizmi i tyre ishte dhe ka mbetur kompremetues, ka mbetur komunizmi, neokomunizmi .Logjika e komitës po zbarkon edhe mbi buxhetin e varfër në kohë pandemie .Kush dëshiron të ndërton shtetin e ri të Kosovës, ashtui si i ka hije ,i ka të gjitha mundësit dhe i dyert e hapuara…