Sami Khedira është futbollisti i radhës që pritet të largohet nga Juventus.

Sami Khedira do të ndahet nga Juventus.

Gianluca di Marzio nga Sky Sport Italia ka bërë të ditur se mesfushori gjerman së shpejti do ta shkepusë kontratën me Bianconerët.

Njësoj sikurse sulmuesi Gonzalo Higuain, edhe Khedira priet të shkëpusë marrëveshjen me skuadrën kampione nga Serie A, e vlefshme deri në vitin 2021.

Trajneri i ri Andrea Pirlo nuk e llogarit Khediran si pjesë e planeve të tij për sezonin e ri në Serie A që fillon në fundjavë.