Pasi dje pasdite u arrestua për shkak të marijuanës së zbuluar te ai, sot pasdite 34-vjeçari B.R. nga Tetova u dënua me 30 ditë paraburgim nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake, informojnë nga SPB Tetovë.

Te 34-vjeçari, ndryshe i njohur për policinë për vepra të tilla, janë zbuluar 45 gramë marijuanë.

Edhe dy persona tjerë janë arrestuar dje më vonë rreth orës 19:00 pas bastisjes në banesë dhe shtëpi, me ç’rast te ta është gjetur marijuanë.