Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani sot deklaroi se është optimist që Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje arsimore dhe historike do të gjejë zgjidhje pas çështjes së Goce Dellçevit.

“Besoj në kapacitetin shkencor dhe profesional të historianëve tanë të gjejnë tekst të përbashkët në atë pjesë”, tha Osmani në pres konferencën e përbashkët në MPJ me sekretaren e përgjithshme të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), Majlinda Bregu.

I pyetur nëse Komisioni do të arrijë zgjidhje për çështjen e Dellçevit dhe si do të ballafaqohet politika me kërkesën e Bullgarisë e cila kushtëzon çështjet të mbyllen deri në fillim të negociatave, Osmani tha se nuk dëshiron të paragjykojë dhe lë mundësi që komisionet të mbajnë takime dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët gjegjësisht t’i harmonizojnë këto dallime në interpretime.

“Nuk do të paragjykoja do të kisha lënë mundësi që Komisionet të takohen dhe të bëjnë përpjekje të gjejnë një gjuhë të përbashkët, gjegjësisht t’i harmonizojnë këto dallime në intepretim. As nuk dua të jem pesimist në lidhje me atë se nuk do të arrijnë. Siç arritën deri tani të gjejnë tekst të përbashkët që është i pranueshëm për të dy palët për shumë personalitete të rëndësishme historike, ashtu mendoj se do të gjejnë edhe tekst të përbashkët për shënim gjegjësisht për interpretim të atyre dallimeve edhe për figurat tjera historike të cilët janë në atë listë”, tha Osmani.

Porositi se sipas planit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë do të zhvillohet gjithë komunikimi në lidhje me çështjen e Bullgarisë, duke theksuar se komunikimi midis dy vendeve është mënyra më e mirë të tejkalohen dallimet.

“Plani saktë është parashikuar dhe shënuar në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Në atë plan në Nenin 2 shkruan Republika e Bullgarisë do ta mbështesë integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe ne do të përpiqemi të respektohet ai plan dhe ajo marrëveshje, dhe për atë insistojmë gjithë komunikimi të zhvillohet në suaza të marrëveshjes së parashikuar, sepse kjo është në interes të përbashkët të të dy shteteve”, tha Osmani.

Thotë se marrëveshja me Bullgarinë e definon korrnizën dhe instrumentet për bashkëpunim dhe tejkalim të dallimeve dhe se mënyra më e mirë për zgjidhje të problemeve është komunikimi.

“Nuk preferoj të përdor fjalor negativ, si linja të kuqe. Marrëveshja me Bullgarinë i definon korrnizën dhe instrumentet për bashkëpunim dhe tejkalim të dallimeve. Mënyra më e mirë për zgjidhje të problemeve është komunikimi. Nuk guxojmë ta shkatërrojmë komunikimin. Gjithashtu, në interes të Republikës së Bullgarisë është gjithë rajoni të integrohet në Bashkimin Evropian”, nënvizoi shefi i Diplomacisë.

Ai theksoi se derisa të dy trajektoret ishin të ndërthurura nuk ka pasur rezultate në tejkalimin e dallimeve në interpretimin e figurave historike, as përparim në komunikimin politik dhe ekonomik midis dy vendeve.

“Prejse Marrëveshja vendosë rend në atë komunikim dhe çështjet historike i ndan dhe ua jep historianëve, derisa çështjet politike u mbesin politikanëve, atëherë kemi rezultate në të dy trajektoret”, vlerësoi Osmani.

Përkujtoi se tashmë ka tekst të dakorduar për disa figura historike, për disa periudha historike, të cilat tashmë propozohen si tekst konsensual në të dy qeveritë që të mund t’i harmonizojnë tekstet e librave.

“Do të thotë kjo është formula e suksesit. Kemi parë formula paraprake se si politikanët komentojnë se cilat janë karakteristikat identike të figurave historike dhe anasjelltas kur historianët mundohen të zgjidhin tema politike. I bllokojnë të dy trajektoret. Për atë arsye unë nuk do të futem në komente që duhet historianët të japin konkluzion në bazë të dokumenteve historike. E jona është të krijojmë parakushte në bazë të Marrëveshjes që komisionet të punojnë pa ndërprerë që të vijnë në vullnet të mirë të bazës së barazisë, të arrijnë deri te zgjidhja që të gjejnë pika të bashkimit dhe pika të shënimit të përbashkët sepse e ardhmja është në bashkëpunimin e përbashkët midis vendeve në rajon”, tha Osmani.