Komisioni për zgjidhje të kontesteve pranë Organizatës botërore tregtare (OBT) solli vendim kundër shumicës së doganave që i vendosi SHBA-ja për mallra nga Kina.

Komisioni vlerësoi se masat amerikane i shkelin parimet kyçe të tregtisë ndërkombëtare dhe kushtet nën të cilat Uashingtoni iu bashkangjit Organizatës botërore tregtare.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë e përshëndeti aktvendimin, të cilin e vlerësoi si “objektiv dhe të drejtë”. Ai tha se Kina shpreson që SHBA-ja do ta respektojë plotësisht vendimin e OBT-së.

Zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Tregtisë, Robert Lajthajzer e kritikoi vendimin e Komisionit, duke thënë se OBT është “plotësisht joadekuate për t’i ndaluar praktikat e dëmshme teknologjike të Kinës”.

Ai tha se SHBA-ja duhet lejuar të mbrohet nga praktika jo të drejta tregtare dhe se administrata e presidentit Donald Tramp nuk do të lejojë që Kina ta shfrytëzojë OBT-në për t’i përdorur punëtorët dhe kompanitë amerikane.

Komisioni e solli vendimin pasi që Kina parashtroi ankesë kundër kufizimeve ndaj importit, imponuar nga SHBA-ja.

Uashingtoni zyrtar ka të drejtë ankese ndaj vendimit në afat prej gjashtë ditëve.