Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë filluar vazhdimin e seancës së ditës së djeshme, njofton Klan Kosova.

Në këtë seancë kishte për tu votuar rezoluta për dialogun Kosovë-Serbi por që nuk u votua, kjo pasi nuk pati korum.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka kuorum për të votuar rezolutën për dialogun e inicuar nga LVV.

“Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozim rezolutën për dialogun, por, mund të procedojmë me pikat tjera të rendit të ditës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me interpelancën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.