Këngëtarja Nora Istrefi po kalon një periudhë të vështirë. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë me dije se nëna e saj është sëmurë dhe se ka përfunduar e shtruar në spital.

Ndër të tjera, në foton e publikuar në Instastory, Istrefi ka falenderuar stafin mjekësor që është kujdesur për të ëmën.

“Faleminderit për kujdesin maksimal ndaj shërimit të mamit,”- shkruan këngëtarja në postimin e fundit.

Gjithsesi, Nora Istrefi nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen spo arsyen që ka bërë që nëna e saj të përfundojë në spital.