Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Zvicër ku ka humbur jetën i riu nga Gostivari Kujtim Alili. Në një aksident trafiku me motor i riu nga Gostivari me banim në Wil-SG, njofton Gostivari Sot

Kryetari i Klubit të Motoristëve Shqiponjat në Zvicër, Safet Baftijaj ka konfirmuar lajmin duke shprehur me këtë rast ngushëllime për familjen Alili nga Gostivari.

“Ne klubi i motoristëve Shqiponjat ne Zvicer njoftojme që dje në një aksident trafiku me Motor ka humbur jetën aksidentalisht antari, shoku dhe vëllau i ynë Kujtim Mahir Alili nga Gostivari me banim në Wil-SG. Ne si klub dhe unë si kryetar i klubit Shqiponjat jemi tëmërrsisht të shokuar dhe jashtzakonisht të pikëlluar për humbjen e papritshme të vëllaut ton Kujtimit. Kujtimi ishte një pasionant motori si të gjithe në dhe një antar i devotshëm i klubit i cili me krenari barti stemen e Shqiponjës. Ai ishte nje antar i sjellshëm, gazmor dhe i respketuar gjithnje. Kjo humbje krijon një zbrasti dhe pikëllim te papërshkrueshëm qoft ne familje ashtu edhe ne mesin tone, shprehet Baftijaj.

Ne si klub, vijon ai, i shprehim familjarve të Kujtimit, farefisit, shoqëris, si dhe gjith antarve të klubit ngushëllimet më te sinqerta për humbjen e jetës së tij në kaq moshë të re. Kujtimi do të ngelet gjithmon në mëndjen dhe zëmrat tona.

“Vëlla i dashur Kujtim u prehësh në paqe. Zoti të mëshiroft më parajsë. Të krijuesit jemi dhe tek ai do kthehëmi të gjithe”, shprehet Baftijaj.