Nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq, i cili po qëndron për vizitë në veri të Mitrovicës vlerësoi se marrëveshja e nënshkruar në Washington është “marrëveshja e parë e favorshme për serbët në Kosovë pas një shekulli, e cila, mbi të gjitha, do të mundësojë më shumë investime të vijnë këtu”.

Ai theksoi se një nga pjesët më të rëndësishme të asaj marrëveshjeje është investimi i zyrës amerikane, e cila po hap selinë e saj në Beograd dhe e cila do të investojë në infrastrukturë dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Shumë prej atyre ndërmarrjeve do të jenë nga veriu i Kosovës por gjithashtu nga pjesë të tjera të Kosovës, sepse duhet të sigurojë para për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Serbi dhe Kosovë, Shqipëri, në mënyrë që të gjithë në rajon të jenë më mirë’, shtoi Vesiq, raporton portali Kosovo Online, transmeton Klan Kosova.